Skip to main content Skip to search

Rreth nesh

Per ne:

EAS është një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve për Financa, Kontabilitet dhe Tatime, si dhe konsultime tjera biznesore.

EAS ka një eksperience shumë vjeçare në ofrimin e shërbimeve profesionale për kompanitë e vogla, të mesme dhe të mëdha si dhe për individët.

Fokusi i kompanisë është të ndihmojmë bizneset dhe individët me nevojat e tyre financiare. Ne e bëjmë këtë duke dëgjuar se cilat janë sfidat e tyre dhe të punojmë së bashku drejt një zgjidhjeje praktike.

Ne jemi një ekip profesionistësh të përkushtuar në punë, të cilët janë të pasionuar për punën që bëjmë për klientët tanë.

Ne optimizojmë performancën e biznesit të klientëve tanë duke u ofruar atyre mjetet e nevojshme për të vlerësuar pozicionin e tyre financiar në çdo kohë të caktuar.

Ne punojmë shumë për t’ju ndihmuar të ndërtoni sistemet tuaja financiare dhe t’ju japim njohuri se si mund të përmirësoni biznesin tuaj për të arritur qëllimet tuaja. Ne ju ndihmojmë të keni sukses.

Misioni:

Ne jemi të angazhuar për të ofruar shërbim cilësor për të gjithë klientët tanë, nëpërmjet qasjes tonë të hapur dhe mbështetëse.

Ne sigurojmë kontabilitet për biznese të vogla, të mesme dhe për biznese të mëdha, me shërbimin tonë professional, miqësor dhe të dobishëm për gjdo kompani.

Ne punojmë në bashkëpunim me klientët tanë, në një mënyrë që u përshtatet më mirë atyre.

Përmes ekipit tonë që ka përvojën dhe ekspertizën për të këshilluar sipërmarrësit të cilët po zhvillojnë kompanitë, individët dhe organizatat e tyre.