
Shërbim Profesional Financiar
Kompania jonë ofron shërbime profesionale të kontabilitetit për të gjitha profilet e bizneseve.
Ne kemi arritur për t’u njohur si një qasje inovative dhe për këtë kemi reagime të shkëlqyera nga klientët. Përvoja jonë e gjerë në kontabilitet na ka lejuar të zhvillojmë ekspertizë të madhe dhe qasje inovative për problemet e komplikuara të kontabilitetit.

KONTABILITETI FINANCIAR
Shërbimet e kontabilitetit përfshijnë:
– Regjistrimin e transkasioneve, udhëheqjen e evidences kontabël,
– Menaxhimin e librave tregtare,
– Këshillime në politika kontabël,
– Menaxhimin dhe procesimin e pagave,
– Harmonizimi banker,
– Përpilimin e pasqyrave financiare,
– Përpilimin e raporteve të tjera financiare, sipas nevojës së klientit,
– Analizimin e pasqyrafe financiare,
– Përkrahje në procesin e auditimit të jashtëm, etj.

TATIME
Planifikimi i Tatimeve është fokusi i aktivitetit tonë profesional. Planifikimi adekuat i tatimeve do t’ju mundësojë biznesit tuaj të funksionojë më mire, të jetë në pajtim me ligjet tatimore në fuqi dhe të zgjerohet më shpejt.
Gjithashtu, EAS sigurohet që raporti në mes të klientit dhe Adminsitratës Tatimore të jetë i shëndosh, duke ju ofruar inspektorëve tatimor evidencë kontabël dhe dokumente burimore në kohë sa më të shkurtër.
Shërbimet tatimore përfshijnë
· Keshilla për llojin e biznesit dhe hapja,
· Planifikime tatimore,
· Përpilimi dhe procesimi i deklaratave tatimore sipas ligjeve në fuqi,
· Përfaqësim të klientit pranë ATK-së, etj.

SHERBIMET TJERA FINANCIARE DHE KONSULENCËS
Shërbimet financiare dhe te konsulencës u ndihmojnë ndërmarrjeve në faza të ndryshme të ekzistimit të tyre, nga themelimi i një ndërmarrje të re deri në planfikime strategjike të fushave të ndryshme të biznesit. Ekipi ynë ka përvojë dhe ekspertizë për të këshilluar sipërmarrësit të cilët po zhvillojnë kompanitë e tyre duke ju ofruar:
· Analizë të investimeve,
· Buxhetime,
· Zhvillim të modelve për kosto të produkteve dhe shërbimeve,
· Krijimin dhe zhvillimin e departamentit të financave dhe kontabilitetit,
· Vlerësim të biznesit,
· Menaxhim te rrezikut,
· Rekrutim dhe trajnim për personelin financiar,
· Përfaqësim në negocim të financimeve, etj.